Mbi 400 kompani operojnë në Bullgari në sektorët "Mekatronikë", "Elektronikë" dhe "Mikroelektronikë", të cilat janë të orientuara te eksporti, zhvillojnë inovacione dhe kanë prodhime moderne. Kështu tha ministri i Ekonomisë dhe Industrisë Bogdan Bogdanov. Sipas tij, të tre sektorët janë karakteristikëe vendit tonë dhe ai ka një vizion të qartë për zhvillimin e kapaciteteve të tyre.
Sipas ministrit të Arsimit Galin Cokov, fusha e elektronikës dhe mekatronikës është shumë e përshtatshme për përfshirjen e ardhshme të arsimit të dyfishtë në universitete. Aktualisht po krijohen programe të ngjashme baçelor dhe master dhe priten projekte nga ana e biznesit në këtë sektor.
Në kuadër të programit "Shkenca dhe Edukimi për Rritje Inteligjente", në shumicën e gjashtëmbëdhjetë Qendrave të Kompetencës dhe Ekselencës në vend po zhvillohen këto drejtime udhëheqëse në shkencën moderne inxhinierike - shtoi ministri. - Në programin e ardhshëm operacional, qendrat priten të lidhen dhe të punojnë me biznesin, për të ngritur startup-e në fushat përkatëse, për të arritur një realizim të caktuar të kërkimit shkencor”.
Edhe pse janë në vit të katërt, Antoni dhe Aleksi janë tashmë pjesë e industrisë së teknologjisë së lartë. Ata janë të përfshirë në një kompani belge me përvojë 20 vjeçare në prodhimin e mikroelektronikës, gjysmëpërçuesve, dizajnit të çipave, të cilët i japin jetë jo vetëm makinave, por edhe pajisjeve shtëpiake dhe sensorëve në ndërtesa. Ata thonë se në shoqëri ka edhe të rinj të tjerë, mes tyre edhe kolegë studentë.
“Kam pasur një koleg që filloi të punonte që në moshë më të hershme dhe në një moment pata mundësinë që t’i bashkohem edhe unë. Puna më ndihmon shumë në studime, sepse është në degën time”, thotë Antoni, ndërsa Aleksi shton: "Unë kam një vit që punoj në këtë kompani. Kishte vende edhe për praktikantë, por aktualisht unë jam me kontratë të përhershme."
Simeon Kostadinov gjithashtu punon për një kompani të teknologjisë së lartë dhe merret me softuer për prodhimin e qarqeve mikroelektronike. “Bizneset nuk kursejnë para dhe përpjekje për të trajnuar studentët sepse kërkojnë më të mirën”, thotë ai. Dhe meqenëse më të talentuarit zakonisht nxitojnë të largohen nga vendi, kompanitë po investojnë në programe serioze praktike për të mos i humbur ata.
"Ajo me të cilën ne merremi është shumë specifike dhe nuk mund të presim që universitetet të përgatisin personelin tonë - vazhdon Simeon Kostadinov. - Prandaj ne i marrim studentët e vitit të tretë dhe të katërt si praktikantë. Realiteti na detyron të mendojmë në këtë mënyrë - nga njëra anë, të përmirësojmë kompaninë, nga ana tjetër, të krijojmë një mjedis të favorshëm për studentët dhe specialistët bullgarë që të bëjnë atë që duan, duke zhvilluar industrinë e mikroelektronikës në vendin tonë në nivel botëror ”.
Vitet e fundit në vendin tonë ka pasur një kërkesë të madhe për personel inxhinierik, thotë Dimitër Nikollov, pedagog në Universitetin Teknik. Në të njëjtën kohë, ka mungesë interesi për degët e inxhinierisë. Megjithatë, ka edhe një rreze shprese - shteti kohët e fundit ka rizbuluar rëndësinë e teknologjive inxhinierike.
“Ai imponon politika që pritet të japin rezultate për rritjen e numrit të studentëve dhe cilësisë së tyre - thotë Dimitër Nikollov. - Konkurrenca mes universiteteve bullgare dhe kompanive të huaja është mjaft e ashpër, por duhet të jetë e tillë që të mund të zgjidhet stafi më i mirë në treg. Ne mbajmë shumë prej tyre sepse së pari jemi bullgarë dhe së dyti për shkak të kushteve të ofruara. Në Bullgari mund të punosh me shumicën e kompanive që janë në fushën tonë dhe me të cilat ka partneritet universiteti jonë. Iniciativat dhe politikat janë konkurruese me ato në Evropën Perëndimore."
E sipas ministrit të Ekonomisë dhe Industrisë, Bogdan Bogdanov, nevojitet konsensus ndërmjet biznesit, sektorit publik dhe institucioneve arsimore për të garantuar zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..