Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti po debaton mocionin e mosbesimit ndaj kabinetit për politikën e mbrojtjes dhe sigurisë

| rinovuar më 23-11-15 3.30.MD
Todor Tagarev
Foto: BGNES

Një pjesë e madhe e problemeve në fushën e mbrojtjes janë komplekse dhe kërkojnë zgjidhje komplekse. Në shkurt do të prezantojmë politikën e përgjithshme të kabinetit në Librin e Bardhë për Mbrojtjen, tha ministri i mbrojtjes Todor Tagarev në parlament gjatë debatit për votimin e mosbesimit ndaj qeverisë, për politikën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ministri ishte kategorik se vota e mosbesimit të kërkuar nga BSP, “Vëzrazhdane” dhe “Ka një popull të tillë”  nuk pasqyron gjendjen objektive të ushtrisë.

“Udhëheqja aktuale politike është e pabesueshme dhe e dëmshme, ministri i mbrojtjes është jo adekuat ndaj situatës politike dhe ushtarake si në fjalë ashtu edhe në sjellje dhe vet ai përbën një rrezik për sigurinë. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se për Bullgarinë është shumë më keq jo nëse qeveria largohet, por nëse qëndron”, tha në diskutimet Kristian Vigenin nga BSP.

Kreu i "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov e qortoi Tagarevin me fjalët: "Ju nuk i shërbeni Bullgarisë. Ju jeni nëpunës ukrainas dhe shërbimet duhet të merren me ju. Vendi juaj është në burg.”

Nga "Ka një popull të tillë" deklaruan se qeveria duhet të bjerë. “Prandaj ne do të mbështesim çdo votë mosbesimi, pavarësisht se për çfarë teme bëhet fjalë”, tha deputeti Grozdan Karaxhov.

Votimi do të realizohet 24 orë pas përfundimit të debatit parlamentar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD