Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Paradoksi: Pagat bullgare – hem me rritje më të lartë, hem më të ulëtat në BE

Foto: pexels

Bullgaria është përpara Evropës për nga rritja e pagave, por pavarësisht kësaj, vendi ynë mbetet në vendin e fundit për nga të ardhurat në bashkim. Një sondazh i një kompanie konsulente ndër 350 firma në vendin tonë zbuloi se në vitin aktual, më shumë se gjysma e punëdhënësve rritën pagat deri në 10 për qind, dhe në vitin 2022 rritja ishte 14-15 për qind në përgjigje të rritjes së inflacionit. Rritja më e madhe e pagave është në qytetet e mëdha, si Sofja, Varna, Plovdiv, etj. Ndërsa në qytetet e rajoneve më të varfra, si Vidin, Kjustendill, Haskovo etj., pagat mbeten deri në dy herë më të ulëta, mësojmë nga Polet Zhivina - eksperte e “Analizimit të shpërblimit” në kompaninë që e bëri analizën.

Është fakt që kryeqyteti tërheq më shumë investime të huaja dhe kompani shumëkombëshe, të cilat shpesh ofrojnë paga më të larta. Kompani të tilla tashmë synojnë qytete të tjera të mëdha. Vitet e fundit vërehet një rritje graduale e pagave, veçanërisht në sektorë si IT, financa dhe prodhimi, të cilët janë të përqendruar më tepër në qytetet tona të mëdha” -  thotë Polet Zhivina në një intervistë për Programin “Horizonti” të BNR-së.

Sipas të dhënave të Fondacionit “Hans Böckler”, Bullgaria është i vetmi vend në BE ku fuqia blerëse e popullsisë u rrit gjatë vitit të fundit. Për krahasim, në Evropë rënia mesatare e fuqisë blerëse është 4 për qind. “Megjithatë, të gjithë jemi dakord që jemi në një nga vendet e fundit për sa i përket vlerës absolute të shpërblimit të punës në Evropë”, shpjegon Polet Zhivina dhe shton:

Rritja në Bullgari, e cila u regjistrua si rritje, është rreth dy herë më e lartë se ajo në BE, në përgjigje të avancimit që ekonomia bullgare po përpiqet të arrijë në raport me pagat evropiane. Problemi demografik në vendin tonë, rënia e popullsisë, lindshmëria e ulët dhe vdekshmëria e lartë çojnë në uljen e numrit të njerëzve në moshë pune, në një ofertë më të kufizuar në tregun e punës dhe rrjedhimisht në një rritje të çmimit të krahut të punës”.

88 për qind e kompanive në Bullgari japin shpërblime shtesë për punonjësit e tyre, si një stimul për t’i mbajtur ata në vendin e punës, duket qartë nga sondazhi. Ndër to janë ato për rekomandimin e një punonjësi tjetër, si dhe për besnikëri – qëndrim afatgjatë në punë në kompaninë përkatëse.

Gjithnjë e më shumë kompani filluan të kujdesen për shëndetin mendor të punonjësve të tyre, së bashku me ekzaminimet parandaluese dhe sigurimet shëndetësore shtesë që u ofrojnë punonjësve të tyre në përgjigje të pandemisë që kaloi. Shëndeti mendor, së bashku me shëndetin fizik, si dhe ekuilibri mes jetës personale dhe punës, është një faktor gjithnjë më i rëndësishëm, si për punëdhënësit ashtu edhe për punonjësit” - thotë Polet Zhivina.

Në tregun bullgar hyjnë të ashtuquajturat përfitime fleksibël - një mënyrë tjetër që kompania të tregojë se vlerëson nevojat individuale të punonjësve të saj, theksoi Polet Zhivina dhe dha shembuj - kupona për ushqim ose një kartë për sport, ose një zgjedhje midis sigurimit shëndetësor shtesë dhe një shtesë për transport.

Modeli hibrid i punës - në terren dhe në distancë, si dhe orari fleksibël i punës, po shkaktojnë interes në rritje nga ana e punëkërkuesve, komentoi Zhivina për BNR.


Përpiluese: Veneta Nikollova (bazuar në intervistën e Diana Donçevës, BNR "Horizon")

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: pexels, pixabay




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD