Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Folklori bullgar me një lexim të ri në albumin “Jana” të kompozitorit Javor Rusinov

Foto: YouTube

Folklori bullgar dhe transformimi i tij preokupon prej kohësh muzikantë të të gjitha zhanreve. Midis tyre është Javor Rusinov - kompozitor, aranzhues dhe producent, i njohur si pionier në përzierjen e motiveve popullore vendase me muzikën moderne. Fillimi i këtyre kërkimeve të tij krijuese u vendos në vitin 1993 me dyshen etno-elektronike VOX me Konstantin Stojanov. Me të, pak më vonë në vitin 1994, realizuan albumin "2101", nga i cili kënga "Jana" u bë hit. Në vitin 1996, ai formoi etno-projektin e suksesshëm YAKU, në të cilin Javor Rusinov bashkëpunoi me Kurt Hauenshtain nga grupi legjendar SUPERMAX. Në vitin 2002, së bashku me Orlin Kjurkçijski dhe Jasen Kozev, ai krijoi trion elektronike etno BULGARO.

Tani Javor Rusinov rikthehet me një album të ri - "Jana".  Ky është albumi i pestë mbi bazë folklorike i realizuar nga autori. Puna për të filloi pesë vjet më parë në bashkëpunim të kompozitorit Javor Rusinov me korin popullor të grave "Zërat e mëdhenj bullgarë" me dirigjent Ilija Mihajllov.

Kori "Zërat e mëdhenj bullgarë" ekziston me këtë emër që nga viti 1990. Ai përbëhet nga gra nga të gjitha krahinat folklorike të vendit, të zgjedhura për pastërtinë e zërit të tyre, zotërimin e folklorit bullgar dhe aftësinë e tyre për të kënduar disonanca të kombinuara të gërshetuara me ritmet e pabarabarta të muzikës popullore bullgare.

Që nga vitet 90-të të shekullit të kaluar, kori, nën drejtimin e themeluesit të tij Zdravko Mihajllov, punon së bashku me UNESCO-në, e në veçanti me programin e tij për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore botërore.

Që nga viti 1999, Ilija Mihajllov është drejtor muzikor i "Zërave të mëdhenj bullgarë", me të cilin ndër vite realizuan shumë projekte të suksesshme me këngëtarë dhe interpretues të njohur.

Kori ka bërë turne në mbi 25 vende në Evropë, Azi, Amerikën e Veriut në disa nga festivalet më prestigjioze ndërkombëtare.

Përveç korit “Zërat e mëdhenj bullgarë”, në albumin “Jana” marrin pjesë edhe solistët Vesko Eshkenazi, Teodosij Spasov, Vasill Mihajllov, Desisllava Petrova, Vesellka Stambolieva, Krasimira Stojanova etj.

Autorët e kanë ambicien që në vitin 2024 të prezantojnë projektin me një spektakël të madh audio-vizual në Sofje, Plovdiv, Burgas, Varna dhe Veliko Tërnovo.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: YouTube, iliamihaylov.com


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Çelësi Sol" zhbllokon kujtimet e shtëpisë së babait

Në vitin e ri hyjmë me shumë ngrohtësi, e cila na jep këngën “Çelësi është Sol”. Poetesha Gina Dundova gjeti frymëzim për poezitë e saj gjatë vizitës në qytetin Teteven dhe shëtitjeve nëpër bjeshkët malore rreth tij. Ajo ia kushtoi kompozitorit..

botuar më 25-01-02 6.55.PD

"Dhuro një buzëqeshje"

Në ditën e fundit të dhjetorit, po e dërgojmë vitin me një buzëqeshje, dhe kjo është buzëqeshja më e pastër - e një fëmije. “Dhuro një buzëqeshje” është kënga e parë e kompozuar enkas për këngëtaren 9-vjeçare Siana Sllavçeva. Kënga me muzikë të Haighashod..

botuar më 24-12-31 6.15.PD

Muzikanti Dimitër Atanasov: Le t’u bëjmë një bilanc veprave të mira që kemi bërë për të tjerët

Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..

botuar më 24-12-27 6.30.PD