Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Opozita paraqiti një votë të dytë mosbesimi ndaj qeverisë

Atanas Zafirov
Foto: BGNES

Kemi dorëzuar një votë mosbesimi nga “BSP për Bullgarinë”, “Vëzrazhdane” dhe “Ka një popull të tillë” /ITN/ me arsyetimin e paaftësisë së qeverisë për të garantuar sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e vendit. Kështu deklaroi në Kuvend nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Bullgare /BSP/ Atanas Zafirov. Tema më qartë ilustron paaftësinë e qeverisë për t'iu përgjigjur në mënyrë adekuate sfidave me të cilat përballet vendi. Krizat gjeopolitike të të gjitha llojeve po intensifikohen. Qeveria, në vend që të sigurojë stabilitet dhe paqe, i shoqëron dhe lehtëson këto kriza për të na prekur drejtpërdrejt, beson Zafirov.

E pyetur nëse tani është e përshtatshme të futet një votë mosbesimi, kryetarja e BSP-së Kornelija Ninova u përgjigj se "një pjesë e arsyeve të votimit është Shengeni. E shihni që nuk ka lëvizje dhe përparim”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mungesa e energjisë elektrike pritet në fillim të vitit të ardhshëm

Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..

botuar më 24-11-21 6.31.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova: “Për shkak të ndryshimeve në Kushtetutë nuk mund të zgjidhet kryetar i Kuvendit Popullor”

Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...

botuar më 24-11-21 4.56.MD

Mësuesit janë gati për grevë, kërkojnë rritje të pagave

Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..

botuar më 24-11-21 3.18.MD