"Na mbeti pak për ta mundur koalicionin tjetër. Kundër nesh u shfrytëzuan të gjitha fuqitë, financiare, menaxheriale, duke përfshirë edhe resurset teknike në dispozicion të formacionit politik PP-DB dhe GERB-SDS". Kështu komentoi Vanja Grigorova rezultatet e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Sofje, e cila, sipas të dhënave të KQZ-së, e humbi betejën nga kandidati tjetër – Vasill Terziev, i propozuar nga PP-DB, me pak më shumë se 1% të votave.
“Unë do të jem е para që do ta përgëzoj zotin Terziev nëse dhe kur gjykata vendos se këto rezultate dhe mënyra se si janë arritur janë të ligjshme”, tha Grigorova.
Sipas Ivan Takov, kryetar i BSP - Sofje, selia e Grigorovës po kontrollon protokollet dhe po numëron votat nga raundi i dytë në kryeqytet. “Tashmë mund t'ju them se kemi arsye të mjaftueshme për ta kundërshtuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe këtë do ta bëjmë sipas të gjitha rregullave”, theksoi Takov.Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..
Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..
Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori...
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes..