"Na mbeti pak për ta mundur koalicionin tjetër. Kundër nesh u shfrytëzuan të gjitha fuqitë, financiare, menaxheriale, duke përfshirë edhe resurset teknike në dispozicion të formacionit politik PP-DB dhe GERB-SDS". Kështu komentoi Vanja Grigorova rezultatet e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Sofje, e cila, sipas të dhënave të KQZ-së, e humbi betejën nga kandidati tjetër – Vasill Terziev, i propozuar nga PP-DB, me pak më shumë se 1% të votave.
“Unë do të jem е para që do ta përgëzoj zotin Terziev nëse dhe kur gjykata vendos se këto rezultate dhe mënyra se si janë arritur janë të ligjshme”, tha Grigorova.
Sipas Ivan Takov, kryetar i BSP - Sofje, selia e Grigorovës po kontrollon protokollet dhe po numëron votat nga raundi i dytë në kryeqytet. “Tashmë mund t'ju them se kemi arsye të mjaftueshme për ta kundërshtuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe këtë do ta bëjmë sipas të gjitha rregullave”, theksoi Takov.Në renditjen botërore të konsumit të bukës, Bullgaria zë vendin e dytë, dhe Turqia është në vendin e parë, njoftoi BNT duke cituar faqen turke të lajmeve "Jenigyn". Sipas statistikave të cituara nga botimi, në Turqi një person ha afro 200 kg bukë në..
Njëzet piktorë do të marrin pjesë në Festivalin Lucky Hunt Sofia Graffiti më 14 dhe 15 shtator. Ata do të pikturojnë më shumë se 1000 metra katror hapësirë në Sofje dhe programi u kushtohet kafshëve shtëpiake dhe makinave klasike, njoftojnë..
Të shtunën do të fryjë erë veriperëndimore në të gjithë vendin. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme deri të konsiderueshme, në zonat malore dhe në lindje të shoqëruara me reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12..
BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..
Vizita e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska është me rastin e një ngjarjeje kulturore - vizita e Operës dhe Baletit Kombëtar të..