Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Liderja e BSP: Modeli GERB po prishet

Kornelija Ninova
Foto: BGNES

Partia Socialiste Bullgare (BSP) ka kryebashkiakë të saj në katër qytete rajonale - Ruse, Shumen, Razgrad dhe Silistra. Kjo u bë e ditur në një konferencë nga kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova.

Sipas saj, BSP dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) janë dy partitë që në këto zgjedhje lokale i kanë rritur votat në favor të tyre. Sipas saj, humbësi i madh në këto zgjedhje është GERB.

“Qëllimi ynë, të cilin e vendosëm para fushatës, uniteti – të gjitha kundër GERB-it, ka filluar të ndodhë dhe ky model (modeli GERD) po fillon të prishet”, tha Ninova.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti apeloi edhe një herë Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kushtetutë

Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..

botuar më 24-11-20 5.58.MD

Ambasadorja e Austrisë u njoh me situatën në kufirin bullgaro-turk

Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..

botuar më 24-11-20 3.44.MD

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD