Me rastin e 1 nëntorit - Ditës së Iluministëve të Popullit, organizata më e vjetër letrare në Evropë - Unioni i Shkrimtarëve Bullgarë - nderoi me certifikata nëntë artistë bullgarë për kontributin e tyre në letërsinë moderne bullgare - Todor Kostadinov, Kostadin Zllatkov, Borisllav Gerontiev, Ekaterina Dançeva, Georgi Janev, Katerina Kirjanova, Teo Bukovski, Dimitër Shumnaliev, Stojka Marinovska.
“Tani, kur jetojmë në një kohë që është pothuajse po aq e tmerrshme për Bullgarinë sa koha në të cilën jetoi Paisiij Hilendarski, ndoshta ne jemi një nga njerëzit që duhet të ngrihemi dhe të mbrojmë kufijtë shpirtërorë të Bullgarisë. Dhe këta kufij shpirtërorë janë shumë përtej kufijve fizikë të vendit tonë”, u tha të shpërblyerve Bojan Angellov, kryetar i Unionit të Shkrimtarëve Bullgarë.
Cenko Minkin - Kryetar i Unionit të Kompozitorëve Bullgarë, Kirill Vëllçev - Drejtor i Përgjithshëm i BTA dhe Krasimir Martinov - kryeredaktori i "Radio Bullgarisë" morën certifikata nderi për punën e tyre në mbështetje të letërsisë moderne bullgare.
“Sot le të urojmë që të dëgjohet më shumë për nevojat dhe rëndësinë e fjalës dhe të njerëzve të fjalës për zhvillimin e shoqërisë sonë. Dhe ne do të vazhdojmë t'ua bëjmë të njohur veprën tuaj njerëzve në vendin tonë dhe në mbarë botën përmes mundësive të radios" - theksoi Krasimir Martinov dhe falënderoi për nderin e lartë që Unioni i Shkrimtarëve Bullgarë i bën ekipit të "Radio Bullgarisë".
Foto: Unioni i Shkrimtarëve Bullgarë
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..