Rruga bullgare e çiklizmit përgjatë lumit Danub dhe Dobruxhës deri në Detin e Zi "Danubi Ultra" hyri në renditjen vjetore të botuesit të udhërrëfyesve “Lonely Planet” për 50 destinacionet kryesore të rekomanduara në mbarë botën në vitin 2024. Rruga e biçikletës e gjatë 740 km është e vetmja e treguar në territorin e Ballkanit Lindor, dhe kjo do të thotë një përparim në fushën e turizmit për vendin tonë dhe një mundësi për zhvillimin e rajonit.
Interesimi për projektin bullgar vjen me nominimin nga ana e “Lonely Planet” të destinacionit ndërkombëtar "Limesi i Danubit", në të cilin "Danubi Ultra" renditet si produkt turistik me mundësinë e një udhëtimi të vetëorganizuar me biçikletë.
"100 pamjet e Danubit Ultra" përfshijnë kalanë “Baba Vida”, Ulpia Eskus pranë fshatit Gigen, kampin e legjionit Nove pranë Svishtov, Seksaginta Prista në Ruse, Durostorum në Silistra dhe kalanë e Bellogradçikut.Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..