Tenisti bullgar për Kupën “Davis”, Pjotër Nesterov, fitoi titullin teke në turneun e tenisit në fusha të forta në Al Zahra (Kuvajt) me një fond shpërblyes prej 15 mijë dollarësh.
Nesterov, i renditur në numrin 4, mundi në finale liderin në skemë Goncalo Oliveira (Portugali) me 4:6, 6:4, 6:3 për 2.47 orë. Bullgari 20-vjeçar shënoi fitoren e tij të pestë radhazi në turne me vetëm një set të humbur. Kështu, pas dy titujve të tij në dyshe nga qarku i Federatës Botërore ITF, ai shtoi një titull teke.
Me këtë sukses, Nesterov i siguroi vetes 2160 dollarë dhe 15 pikë për renditjen botërore.Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..