Një kandidat për kryetar bashkie të Kjustendilit nuk mund të votojë për veten e tij sepse është i regjistruar në një adresë aktuale jashtë vendit, thanë për BNR nga administrata e bashkisë.
Ministri i Financave Asen Vasilev nuk votoi në zgjedhjet lokale në qytetin e tij të lindjes, Haskovo. Arsyeja – ai është fshirë nga listat zgjedhore, pasi nuk i plotëson kushtet për 6 muaj qëndrim. Sipas të dhënave të regjistrit nga viti 2000, Vasilev e ka regjistrimin e adresës në SHBA.
Në gjashtë fshatra të Bashkisë së Ballçikut ka nga një kandidat për kryetar bashkie - Bobovec, Droplla, Strazhica, Kremena, Ljahovo, Cariçino. Edhe pa konkurrencë, në këto vendbanime është i mundshëm zhvillimi i raundit të dytë, komentoi zëdhënësja e Komisionit Zgjedhor Bashkiak në Ballçik, Ilijana Ilieva, kur shumica e votuesve kanë shënuar "Unë nuk përkrah askënd". Nëse një rezultat i tillë arrihet në raundin e dytë, caktohen zgjedhje të reja.
Persona të organizuar nga një forcë e caktuar politike në Bashkinë e Dragomanit kanë vëzhguar nga makinat e tyre hyrje-daljet në disa nga seksionet, duke shqetësuar votuesit dhe duke ngritur dyshime për një votim të kontrolluar. Pas ndërhyrjes së policisë, “vëzhguesit” e paftuar janë tërhequr, njoftoi kryetari i Komisionit Zgjedhor Bashkiak, Ivo Millanov.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..