Kreu i shtetit Rumen Radev apeloi në Gjykatën Kushtetuese për dispozitat e Ligjit për kontrollin e zbatimit të masave kufizuese ndaj Rusisë, i cili imponon "kontribute energjetike" për importin e gazit natyror rus në Bullgari, si dhe për transferimin e tij në Evropë përmes territorit të vendit tonë.
Presidenti thekson se janë shkelur një sërë dispozitash të parashikuara në Kushtetutën bullgare, nuk është e qartë natyra juridike e "kontributit" të sapo futur dhe nëse bëhet fjalë për taksë, tarifë apo detyrim. Janë të prekur dhe parimet për garantimin e së drejtës në pronë dhe iniciativën e lirë ekonomike, dhe ligji është miratuar në kundërshtim me rregullat për ushtrimin e iniciativës legjislative dhe parimin e shtetit të së drejtës, thekson presidenti. Radev thekson se vendet anëtare të BE-së janë në një bashkim doganor me njëra-tjetrën, dhe është vendosur ndalim jo vetëm për detyrimet doganore ndërmjet vendeve në union, por edhe për vendosjen e njëanshme të “të gjitha tarifave me efekt të barabartë me detyrim doganor”. Në letrën e tij, presidenti kujton se marrëdhëniet e vendeve anëtare të BE-së me vendet e treta i nënshtrohen Tarifës së Përbashkët Doganore, e cila përcaktohet nga Këshilli me propozimin e Komisionit Evropian. Regjimi i sanksioneve të BE-së gjithashtu nuk parashikon që shtetet anëtare të vendosin kufizime shtesë vetë.
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..