Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy ditë me traditat e bullgarëve besarabë në Sofje

Më 21 dhe 22 tetor para Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje mbahet Festa e Bullgarëve të Besarabisë. Veprimtaria është pjesë e programit të festimit të Ditës së Bullgarëve Besarabë - 29 tetorit. Ajo lidhet me datën e shenjtërimit të kishës “Shpërfytyrimi i Shenjtë i Zotit”, të cilin bullgarët besarabë në Bolgrad e ndërtuan në shenjë mirënjohjeje që iu dha mundësia për të jetuar të lirë dhe me dinjitet.

Njëqind vjet më vonë, tashmë në Bullgari ekziston një komunitet i madh bullgarësh besarabë që marrin pjesë aktive në ndërtimin e vendit tonë dhe prej tyre vjen iniciativa për të pasur një ditë të tillë që forcon marrëdhëniet mes bullgarëve në vendin tonë dhe bashkatdhetarëve tanë në rajonin e Besarabisë, që mbulon territore nga Moldavia dhe Ukraina.

Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit e organizon këtë festival që nga viti i kaluar. Në të prezantohen traditat e ruajtura nga bullgarët besarabë.

Rajna Manxhukova

Sipas drejtoreshës ekzekutive e Agjencisë Rajna Manxhukova: “ Ideja e kësaj feste është edhe në këtë  se bullgarët besarabë nga Ukraina, nga Moldavia dhe bullgarët nga Bullgaria të mblidhen për të kujtuar atë që shkruhej qysh në vitin 1838 në numrin e vetëm të gazetës “Besarabia Bullgare” se bullgarët besarabë janë mishi prej mishit dhe gjaku prej gjakut të Bullgarisë.”

Lexoni më shumë:

Foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, pia-news.com, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD