Sa kushtojnë makinat elektrike, a ka mjaft stacione karikimi në Bullgari, a mund të shkosh në det e të kthehesh me një makinë elektrike, a mund ta "rrëmbejë" një makinë elektrike pronarin e saj? Këto dhe pyetje të tjera do të marrin përgjigje gjatë fushatës "EV Tour 400 Gara e Madhe".
Udhëtimi me makinë elektrike prej 400 kilometrash do të zhvillohet më 21 tetor, duke nisur nga Sofja. Në të do të marrin pjesë më shumë se 60 makina të modeleve kryesore në botë, që do të lëvizin vetëm rrymë elektrike. Pjesëmarrësit do të udhëtojnë përgjatë rrugës Sofje-Plovdiv-Karllovo-Sofje me të njëjtin ritëm dhe do të ngarkojnë në të njëjtat stacione. Konsumi i rrymës elektrike të secilës prej makinave do të matet saktësisht dhe do të përpilohen statistika të sakta për të, për shpejtësinë e karikimit, si dhe për tregues të tjerë bazë të makinave elektrike që lëvizin në kushte të njëjta rrugore dhe atmosferike.
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Banica tradicionale bullgare renditet e treta në renditjen prestigjioze të faqes "Taste Atlas" për gatimet më të mira të djathit në botë. Banica (byreku) ka një vlerësim prej 4.5 nga 5 pikë të mundshme. Para pjatës bullgare renditen oferta nga..
A është e mundur nga viti 2026, lënda "Virtytet dhe fetë" të futet në programet mësimore dhe të bëhet e detyrueshme – ky është një debat, rreth të cilit janë shprehur pikëpamje të ndryshme gjatë javëve të fundit. "Hyrja e një lënde të detyrueshme mbi..
Një punëtori unike krijuese “Farë Mirësie” do të hapë dyert në Ditën e Dafinës, dhe vendndodhja e saj është edhe më e veçantë – Kopshti “Frymëzim” në Bozhurishte. “Më pëlqen të vij këtu. Shihni buzëqeshjet e gjithë këtyre njerëzve..., kur jemi..
Një seminar krijues u mbajt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, pjesë e projektit "Diejt e Ballkanit" - një iniciativë e përbashkët e Agjencisë..