Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët. Në fund të natës në disa lugina dhe përrenj do të formohet mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje rreth 5°.
Të enjten do të mbizotërojë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Vranësi të shpërndara mesatare dhe të larta do të ketë mbi Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga jugu, e cila në mbrëmje do të forcohet. Temperaturat e ditës do të rriten dhe maksimumi do të jetë ndërmjet 19° dhe 24°, në Sofje rreth 20°.
Vranësirat do të jenë të ndryshueshme në male. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore, në pjesët më të larta të maleve Rila dhe Pirin, përkohësisht e fortë nga perëndimi-veriperëndimi. Do të ngrohet dhe temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 15°, në 2000 metra - rreth 8°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare jugore. Temperaturat maksimale do të jenë 20°-22°. Temperatura e ujit të detit është 19°-21°.
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë..