Trajneri i kombëtares bullgare të futbollit, Mladen Krstajić, foli para ndeshjes miqësore me Shqipërinë më 17 tetor në Tiranë. Mikpritësit janë favoritë. Skuadra bullgare e viziton Shqipërinë pas humbjes së dhimbshme 0:2 nga Letonia.
I pyetur për dorëheqjen e tij, trajneri tha: “Nuk është koha të flasim këtu për problemin e madh në futbollin bullgar, do të duket si një justifikim. Problemi nuk është Krstajić, por që djemtë të zhvillohen. Unë po flas për interesin e futbollit bullgar. Shihni se sa të huaj luajnë në Serbi dhe Kroaci dhe bëni llogaritë. Nëse nuk ka bullgarë që luajnë në kampionatin bullgar, është më mirë ta mbyllni atë. Ne duhet të kujdesemi për fëmijët tanë. Për momentin ndihem bullgar”. Pas deklaratës, kryetari i Ligës Profesionale Bullgare të Futbollit, Atanas Karaivanov, kërkoi dorëheqjen e Krstajić.Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..