Sot, më 17 tetor, aktori i madh bullgar Apostoll Karamitev (1923-1973) do të mbushte 100 vjeç. “Nuk mendoj të plakem. Unë dua të vdes i ri, i bukur, i gëzuar, interesant! Unë nuk do të plakem. E urrej pleqërinë. Sëmundjet. Telashet. Shqetësimet...”, thoshte Apostoll Karamitev gjatë jetës së tij. Ai u largua nga kjo botë në moshën 50-vjeçare. Në teatër dhe kinema aktori rikrijoi një sërë rolesh, të cilat lanë një gjurmë të ndritshme në kujtesën e brezave të tëra bullgarësh - Romeo nga “Romeo dhe Zhulieta”, Henri IV, markez Poza nga “Don Karlos”, Joan Asen, Ljubimec 13...
Një kopje e maskës së Apostoll Karamitevit, e hedhur nga Dimitër Koklini pas vdekjes së tij të papritur gjatë xhirimeve të filmit “Dasmat e Joan Asenit”, e ruajtur nga punonjësit e Teatrit Dramatik “Adriana Budevska”, sot do t’i dhurohet zyrtarisht Muzeut Historik Rajonal - Burgas, ku do të ekspozohet për vizitorët.
Casa Bulgara ose Shtëpia Bullgare zë një vend kryesor në guidat e kuzhinës në São Paulo - qyteti më i madh në Brazil me mbi 12 milionë banorë. Mëngjesorja ka gati gjysmë shekulli që ndodhet në të njëjtën adresë dhe është në pronësi të 75-vjeçares..
Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..
Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..