Në kopshtin zoologjik të Sofjes mund të shihen grafite gjigante. Imazhet shumëngjyrëshe, njëri prej të cilëve 265 metra katrorë dhe tjetri - 370 metra katrorë, mbulojnë muret e habitatit të arinjve, në të cilin ndodhen arinjtë kafe euroaziatike - Mariana dhe Toni. Krahas ngjyrave të shumta, piktuart tërheqin vëmendjen edhe me dy llojet e shpendëve grabitqarë të paraqitur aty, të cilët janë të mbrojtur nga rrjetiekologjik Natura 2000 – e parë në vendin tonë, shkaba griffon (Gyps fulvus) dhe shkaba mjekërr (Gypaetus barbatus). Ukrainasit Andrij Pallvall iu desh rreth një javë për të pikturuar grafitin e madh në kopshtin zoologjik të kryeqytetit. Gjatë kësaj kohe, arinjtë u futën në kafazët e tyre të brendshëm. Sipas idesë së tij, në grafitin me shkaba ka edhe një ari të murrmë. Imazhet janë realizuar fal iniciativave të përbashkëta të "Ballkanit të Gjelbër" dhe Kopshtit Zoologjik të Sofjes në kuadër të një projekti për mbrojtjen e biodiversitetit në Bullgari.
Artisti Andrij Pallvall është një biolog ornitolog. Në fillim të luftës në Ukrainë, ai u zhvendos këtu me familjen e tij - gruan dhe tre fëmijët. Që atëherë e deri më tani, së bashku me organizatën për mbrojtjen e mjedisit "Ballkani i Gjelbër", ai ka pikturuar një grafit masiv të një skifter gjahu (Falco cherrug) në Stara Zagora - ai është skifteri më i madh në Bullgari, me statusin e një specie të rrezikuar në mënyrë kritike dhe habitatet e tij mbrohen nga rrjeti ekologjik Natura 2000. Gjithashtu me një një rosë gushëkuqe (Branta ruficollis), artisti nga Ukraina ka zbukuruar fasadën e Bibliotekës në fshatin Bëllgarevo.
Foto: Ballkani i Gjelbër
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina BelloShfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..