Në kopshtin zoologjik të Sofjes mund të shihen grafite gjigante. Imazhet shumëngjyrëshe, njëri prej të cilëve 265 metra katrorë dhe tjetri - 370 metra katrorë, mbulojnë muret e habitatit të arinjve, në të cilin ndodhen arinjtë kafe euroaziatike - Mariana dhe Toni. Krahas ngjyrave të shumta, piktuart tërheqin vëmendjen edhe me dy llojet e shpendëve grabitqarë të paraqitur aty, të cilët janë të mbrojtur nga rrjetiekologjik Natura 2000 – e parë në vendin tonë, shkaba griffon (Gyps fulvus) dhe shkaba mjekërr (Gypaetus barbatus). Ukrainasit Andrij Pallvall iu desh rreth një javë për të pikturuar grafitin e madh në kopshtin zoologjik të kryeqytetit. Gjatë kësaj kohe, arinjtë u futën në kafazët e tyre të brendshëm. Sipas idesë së tij, në grafitin me shkaba ka edhe një ari të murrmë. Imazhet janë realizuar fal iniciativave të përbashkëta të "Ballkanit të Gjelbër" dhe Kopshtit Zoologjik të Sofjes në kuadër të një projekti për mbrojtjen e biodiversitetit në Bullgari.
Artisti Andrij Pallvall është një biolog ornitolog. Në fillim të luftës në Ukrainë, ai u zhvendos këtu me familjen e tij - gruan dhe tre fëmijët. Që atëherë e deri më tani, së bashku me organizatën për mbrojtjen e mjedisit "Ballkani i Gjelbër", ai ka pikturuar një grafit masiv të një skifter gjahu (Falco cherrug) në Stara Zagora - ai është skifteri më i madh në Bullgari, me statusin e një specie të rrezikuar në mënyrë kritike dhe habitatet e tij mbrohen nga rrjeti ekologjik Natura 2000. Gjithashtu me një një rosë gushëkuqe (Branta ruficollis), artisti nga Ukraina ka zbukuruar fasadën e Bibliotekës në fshatin Bëllgarevo.
Foto: Ballkani i Gjelbër
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina BelloPër herë të parë sot, 3 prilli, do të festohet Dita e Industrisë Bullgare të Konservimit. Ngjarja festive do të zhvillohet në Universitetin e Teknologjisë Ushqimore në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Do të mbahet edhe një tryezë e rrumbullakët me..
Në shenjë ndjeshmërie për personat me autizëm, më 2 prill, Ura е Plazhit të Burgasit në Detin e Zi do të ndriçohet me ngjyrë blu, njoftoi Bashkia e qytetit Burgas. Kjo ditë u caktua në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Qëllimi është që..
E udhëhequr nga ideja për ruajtjen e shpirtit bullgar, kulturës dhe gjuhës mes brezit më të ri të fëmijëve bullgarë që jetojnë jashtë vendit dhe si një mësuese bullgare me më shumë se 35 vite përvojë pune në disa shtete evropiane, Ilijana Bojaxhieva Smit..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në..
8 prilli është dita kur romët në mbarë botën festojnë identitetin e tyre. “Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kohë për të treguar se jemi..
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që..