Më 14 tetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shën Paraskevën e quajtur edhe Shën Petka Tërnovska. Në gjuhën greke, emri Paraskeva do të thotë e Premte - dita e vdekjes së Shpëtimtarit në Kryq.
Ikona e Shën së Premtes prezanton një grua të re, të bukur me rroba murgeshe ose mbretërore, me një kryq në dorën e majtë dhe të djathtën në gjoks. Zakonisht në ikonografinë Shën Petka rikrijohet në shtat të plotë, nganjëherë pranë saj qëndrojnë Shën Nedelja ose Shën Anastasia Tërnovska. Një nga jetëshkrimet më të famshme për të u shkrua nga Shën Patriku Evtimij Tërnovski.
Shën Petka lindi në Epivat (trojet e Trakisë së sotme), nga prindër me origjinë bullgare. Pas vdekjes së tyre, ajo ua dha pasurinë e saj nevojtarëve dhe u vendos pranë tempullit të izoluar “Qefini i Hyjlindëses”. Më vonë shkoi të përkulej para Varrit të Shenjtë në Palestinë dhe pas kësaj u vendos në Jordani. Pak para vdekjes së saj, pasi kishte arritur moshën e thyer, ajo u kthye në qytetin e saj të lindjes, Epivat.
Në vitin 1238, lipsanet e saj të shenjta u sollën në qytetin Tërnovo me urdhër të sundimtarit bullgar Mbreti Ivan Asen. Pas vitit 1393, kur kryeqyteti bullgar ra nën sundimin osman, lipsanet e shenjtores u transferuan me radhë në Vidin (Bullgari), Beograd (Serbi), Stamboll (Turqi). Në vitin 1641, ata u vendosën në katedralen në Jash (Rumani Veriore), ku ata edhe më sot tërheqin pelegrinët nga e gjithë bota. Lipsanet të shenjtores bënë shumë mrekulli në bredhjet e saj pas vdekjes.
Në besimet popullore bullgare Shën Petka konsiderohet mbrojtësja e lindjes dhe pjellorisë si te njerëzit ashtu edhe te kafshët.
Në kalendarin popullor bullgar, Dita e Shën së Premtes shënon fundin e ciklit aktiv bujqësor. Brumosen buka rituale dhe gatuhen gjella me mish deleje, supë kurban, japrakë.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, arkivInstituti për Kërkime dhe Teknologji Hapësinore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 55 vjetorin e themelimit së bashku me 45 vjetorin e fluturimit të kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov. Në veprimtarinë, e cila është nën..
Më 19 tetor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e oshënarit të përulur nga mali Rilla dhe mbrojtësit qiellor të popullit bullgar dhe mjekëve bullgarë. I quajtur "engjëll tokësor" dhe "banor qiellor" që gjatë jetës së tij, Shën Ivan (Gjoni) i..
Më 17 dhe 18 tetor 2024 në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” do të mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare “Paralelet ballkanike” kushtuar përvjetorit të 30-të të themelimit të degës së Ballkanistikës. Ballkanistika është..