Ultimatumi i Izraelit për të evakuuar banorët e Gazës deri të shtunën mund të shkaktojë një valë të re refugjatësh, por për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë. Kështu tha në një konferencë kryeministri Nikollaj Denkov. Ai vuri në dukje se në planin afatmesëm dhe afatgjatë, ndër rreziqet për Bullgarinë është një valë e mundshme refugjatësh, por saktësoi se “po të ketë një valë të tillë, fillimisht ajo do të drejtohet në vende të tjera dhe jo në drejtim të Bullgarisë.”
Një tjetër rrezik indirekt janë pengesat e mundshme për transportin e naftës, të cilat mund të ndikojnë në çmimin e gazit.
“Duhet të shohim se si do të zhvillohet situata, për momentin askush nuk mund të parashikojë saktësisht se çfarë do të ndodhë”, ka theksuar Denkov.
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..