Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokuroria nuk do të lejojë ngjarje masive që justifikojnë aktet terroriste

Foto: BGNES

Lidhur me rastet e shpeshta të përdorimit të gjuhës së urrejtjes, përfshirë thirrjet për veprime radikale mbi bazë fetare dhe etnike, si islami radikal në rrjetet sociale, prokuroria deklaron se do të jetë e pakompromis në ushtrimin e kompetencave të saj për të garantuar rendin publik dhe sigurinë. Çdo thirrje për veprime radikale dhe dhunë dhe mbajtjen e ngjarjeve të parregulluara janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, dhe autorët do të përgjigjen penalisht për predikim të urrejtjes në baza fetare dhe për propagandë për luftë, theksojnë nga institucioni. Nga aty po ashtu theksojnë se nuk duhet lejuar asnjë ngjarje masive që do të shkaktonte thirrje për dhunë dhe do të justifikonte kryerjen e akteve terroriste dhe krimeve të luftës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Borisllav Sarafov

Borisllav Sarafov ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror, sipas dy komisioneve të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..

botuar më 24-11-26 1.48.MD
Rumen Radev

Rumen Radev mbajti një leksion në Akademinë Diplomatike të Vietnamit

Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..

botuar më 24-11-26 10.21.PD

PP-DB hodhi poshtë mundësinë që Bojko Borisov të qëndrojë në krye të qeverisë

“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..

botuar më 24-11-26 8.38.PD