Për momentin, vendi ynë nuk diskuton për ofrimin e ndihmës ushtarake për Izraelin, deklaroi ministri i mbrojtjes Todor Tagarev pas takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-së. Ai shpjegoi se prioriteti ynë kryesor është të ndihmojmë qytetarët bullgarë që dëshirojnë të evakuohen.
I pyetur nga BNR nëse ka indikacione se Irani dhe “Hizbulla” po përpiqen të përfitojnë nga situata në Izrael, Todor Tagarev u përgjigj se tashmë ka tentativa për sulme nga grupi, gjë që është potencialisht shumë e rrezikshme për përshkallëzimin e konfliktit. “Ky është një akt terrorist, i paprovokuar dhe nuk mund të mos e kthejë komunitetin botëror kundër Hamasit”, ishte kategorik ai.
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..
Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të..