Me rastin e 80-vjetorit të piktorit bullgar Nikollaj Majstorov u rregullua një ekspozitë me 50 tablo. Në të prezantohet një cikël pikture bazuar në Ungjijtë e Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit. Ekspozita e titulluar “Rruga” do të qëndrojë deri më 16 nëntor në godinën e Lidhjes së Piktorëve Bullgarë në Sofje.
Nikollaj Majstorov u përkufizua nga piktorit Svetlin Rusev si “ekspresionisti më i madh bashkëkohor bullgar”. Ai ka mbi 40 ekspozita personale në Bullgari dhe mbi 17 jashtë vendit - Gjermani, Holandë, Poloni, Belgjikë, Hungari, Japoni, Portugali etj. Ai u nderua me çmime të shumta. Në vitin 1995 me një artikull të veçantë u përfshi në enciklopedinë botërore të arteve me 34 vëllime “Makmillën”, Londër.
Foto: BGNES, Lidhja e Piktorëve Bullgarë“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..