Ku, përveç Bullgarisë, mund të kombinohen banjat e diellit në det me freskinë dhe gjelbërsinë e maleve dhe përfitimet e turizmit rural? Këtë verë, bujtinat dhe hotelet familjare që ofrojnë kombinimin në fjalë 3 në 1 u rezervuan 100%. Pavarësisht rritjes së çmimeve, shumë bullgarë dhe të huaj e zgjodhën këtë mundësi për rekreacion. Kështu ata shmangin kaosin e pushimoreve të mbipopulluara pa u privuar nga plazhi, shëtitjet malore dhe gëzimet e vogla të jetës në fshat. “Dhe kur merret me qira një shtëpi të tërë mysafirësh në një fshat nga dy familje, pushimet mund të jenë edhe më të lira”, thotë Velizar Gocev nga bgvacancia - një platformë kryesore për turizmin rural dhe shtëpitë e miqve në Bullgari. Dhe shton:
“Shpesh këto shtëpi ndodhen në vende ku mund të kombinohen disa lloje pushimesh. Kjo falë veçorive natyrore të Bullgarisë. Për shembull, në malin Stranxha, në pjesën jugore të Bullgarisë, në afërsi të qytetit bregdetar Burgas, ka disa fshatra - Fazanovo, Pismenovo, Kosti dhe të tjera, të cilat ndodhen në mes të bjeshkëve malore, por në të njëjtën kohë janë rreth 10 km larg bregut të detit. Nga këto fshatra të vegjël malorë, vendpushimet si Kiten dhe Primorsko mund të arrihen për jo më shumë se 10 minuta me makinë. Jeni në fshat dhe nëse shikoni përreth, ka male gjithandej dhe nëse vozitni, në një kohë të shkurtër jeni në plazhin më të afërt.”
Shumica e akomodimeve në këto fshatra ofrojnë kushte ideale për pushime. Ndër komoditetet janë një tarracë me pamje nga mali, një oborr me kafshë ferme, një kopsht perimesh ose një kënd për fëmijë, një kuzhinë më vete, kondicioner, WiFi falas. Disa nga shtëpitë fshatare kanë edhe një pishinë dhe një restorant ose nikoqirët mund t’ju gatuajnë diçka sipas recetave tradicionale.
“Kështu është edhe në veri - thotë Velizar Gocev. - Midis vendpushimeve Allbena dhe Ballçik u formua një zonë vile, e cila quhet “Peshku i Artë”. Rreth saj ka disa fshatra si Rogaçevo, Gjeneral Kantarxhievo e të tjera. Aty ofrohen të njëjtat mundësi, me përjashtim të mungesës së malit, por jeni në fshat dhe në të njëjtën kohë jeni në det, i cili është pak minuta larg.”
Në 10 vitet e fundit, vendbanime të vogla të vendosura në një distancë prej 10-20 km nga bregu i detit gëzojnë një fluks të madh turistësh, thekson Velizar Gocev dhe shton:
“Për këtë qëllim nga njëra anë u shfrytëzuan mjete nga programet e BE-së, nga ana tjetër u investuan mjete personale. Disa njerëz rinovuan shtëpitë e tyre ekzistuese dhe krijuan kushte më të mira, ndërsa të tjerë thjesht ndërtuan shtëpi të reja që plotësojnë 100% kërkesat më moderne në fushën e turizmit. Falë kësaj, gjatë muajve korrik dhe gusht është praktikisht e pamundur të gjeni një vilë të lirë ose një shtëpi afër detit” - tha në përfundim Velizar Gotsev.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..