Holanda po kërkon më shumë informacion nga Komisioni Evropian, si dhe një mision për të zbuluar se si zbatohet sundimi i ligjit në Bullgari, përpara se të vendosë nëse do të mbështesë pranimin e Bullgarisë në Shengen, tha për BNR ministri i migracionit të mbretërisë Erik van der Burg.
“Duhet të presim informacione nga Komisioni. Është Komisioni ai që duhet të na japë informacionin e saktë, ka të bëjë me shtetin e së drejtës, më saktë me zbatimin dhe monitorimin e tij. Gjithashtu insistojmë për një mision faktmbledhës. Atëherë mund të marrim një vendim”, tha ministri. Vërejtjes së korrespondentes së BNR në Bruksel, Angelina Piskova, se Komisioni e ka hequr përfundimisht monitorimin mbi Bullgarinë, van der Burg i është përgjigjur se kjo ende nuk e kënaq Hagën dhe ata insistojnë në informacione shtesë.“Në emër të shtetit i shpallim luftë mafies së pronave”. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Ai shpjegoi se aktivitetet e saj kanë marrë përmasa të paprecedentë duke u karakterizuar me një paturpësi..
Me iniciativën e “Vëzrazhdane”, me mbështetjen e “Veliçie” dhe MEÇ, vota e parë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit u parashtrua në regjistrin e parlamentit. "Votimi është i dënuar thjesht matematikisht, por kjo nuk do të thotë që ne..
Mjekët dhe infermieret nga 12 spitalet psikiatrike shtetërore të vendit protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkojnë një rritje më të madhe të pagave se sa parashikohet në buxhetin e ri. Të pakënaqurit bllokuan për pak kohë qarkullimin..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Sot është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e Termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, TEC “ContourGlobal Maritsa East..