Holanda po kërkon më shumë informacion nga Komisioni Evropian, si dhe një mision për të zbuluar se si zbatohet sundimi i ligjit në Bullgari, përpara se të vendosë nëse do të mbështesë pranimin e Bullgarisë në Shengen, tha për BNR ministri i migracionit të mbretërisë Erik van der Burg.
“Duhet të presim informacione nga Komisioni. Është Komisioni ai që duhet të na japë informacionin e saktë, ka të bëjë me shtetin e së drejtës, më saktë me zbatimin dhe monitorimin e tij. Gjithashtu insistojmë për një mision faktmbledhës. Atëherë mund të marrim një vendim”, tha ministri. Vërejtjes së korrespondentes së BNR në Bruksel, Angelina Piskova, se Komisioni e ka hequr përfundimisht monitorimin mbi Bullgarinë, van der Burg i është përgjigjur se kjo ende nuk e kënaq Hagën dhe ata insistojnë në informacione shtesë.Mjekët dhe infermieret nga 12 spitalet psikiatrike shtetërore të vendit protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kërkojnë një rritje më të madhe të pagave se sa parashikohet në buxhetin e ri. Të pakënaqurit bllokuan për pak kohë qarkullimin..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) ka sërish grupin e saj parlamentar. Ajo u rikthye pasi përfaqësuesit e popullit miratuan projekt-vendimin e "Ka një popull të tillë" me 170 vota "pro", 1 "kundër", dhe dy abstenime. Më herët gjatë ditës së sotme, dy..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës po përgatit ndryshime legjislative për ndalimin e telefonave celularë në shkolla, njoftoi ministri Krasimir Vëllçev. Tekstet do t'u paraqiten deputetëve në maj ose qershor. “Dhe për momentin kemi ndalimin e..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Të shtunën kundër të dielës (30 mars), ora 03:00në mëngjes, duhet të lëvizim akrepat e orës një orë përpara - deri në 04:00. Në këtë mënyrë, ne do të..