Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Denkov: Ka pajtim për hartimin e një strategjie energjetike

Foto: BGNES

Ka pajtim të plotë që në muajt e ardhshëm duhet të përgatitet një strategji energjetike për vendin tonë, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një konferencë për shtypin pas një takimi me përfaqësuesit e organizatave të punëdhënësve. Ai diskutoi me ta masat kryesore të parashikuara në planet territoriale për një tranzicion të drejtë.

“Ka mungesë të fuqisë punëtore dhe detyra është që ata njerëz që shqetësohen për të ardhmen të kuptojnë se mund të ketë mundësi, paga dhe ambient pune edhe më të mira për ta”, theksoi kryeministri. Sipas tij, është e nevojshme tërheqja e investitorëve dhe krijimi i një procesi transparent. “Kjo do të sigurojë zhvillimin ekonomik të vendit dhe kushtet më të mira të mundshme për punëtorët”, shtoi Nikollaj Denkov.

“Nga pikëpamja e punëdhënësit është e rëndësishme që të mos fokusohemi vetëm në sektorin energjetik, por të shikojmë të gjithë ekonominë në një këndvështrim më të largët, sepse ka edhe sfida të tjera”, komentoi kryetari i Këshillit Drejtues të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë Cvetan Simeonov. Ai shtoi se legjislacioni për ta bërë më të lehtë importimin e fuqisë punëtore po vonohet.

Sipas kryeministrit, kritika kryesore nga organizatat e punëdhënësve është se komunikimi i qeverisë me punëdhënësit dhe investitorët potencial mund të jetë më i mirë.

Në takimin në Këshillin e Ministrave morën pjesë Asociacioni i Kapitalit Industrial, Dhoma Bullgare e Tregtisë, Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë dhe Konfederata e Punëdhënësve dhe Industrialistëve në Bullgari.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..

botuar më 24-09-25 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD
Kryetarja e KQZ-së Kamelija Nejkova

Tashmë janë të qarta numrat e partive për zgjedhjet

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Në mesin e formacioneve të përfaqësuara..

botuar më 24-09-25 5.25.MD