Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Denkov: Ka pajtim për hartimin e një strategjie energjetike

Foto: BGNES

Ka pajtim të plotë që në muajt e ardhshëm duhet të përgatitet një strategji energjetike për vendin tonë, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një konferencë për shtypin pas një takimi me përfaqësuesit e organizatave të punëdhënësve. Ai diskutoi me ta masat kryesore të parashikuara në planet territoriale për një tranzicion të drejtë.

“Ka mungesë të fuqisë punëtore dhe detyra është që ata njerëz që shqetësohen për të ardhmen të kuptojnë se mund të ketë mundësi, paga dhe ambient pune edhe më të mira për ta”, theksoi kryeministri. Sipas tij, është e nevojshme tërheqja e investitorëve dhe krijimi i një procesi transparent. “Kjo do të sigurojë zhvillimin ekonomik të vendit dhe kushtet më të mira të mundshme për punëtorët”, shtoi Nikollaj Denkov.

“Nga pikëpamja e punëdhënësit është e rëndësishme që të mos fokusohemi vetëm në sektorin energjetik, por të shikojmë të gjithë ekonominë në një këndvështrim më të largët, sepse ka edhe sfida të tjera”, komentoi kryetari i Këshillit Drejtues të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë Cvetan Simeonov. Ai shtoi se legjislacioni për ta bërë më të lehtë importimin e fuqisë punëtore po vonohet.

Sipas kryeministrit, kritika kryesore nga organizatat e punëdhënësve është se komunikimi i qeverisë me punëdhënësit dhe investitorët potencial mund të jetë më i mirë.

Në takimin në Këshillin e Ministrave morën pjesë Asociacioni i Kapitalit Industrial, Dhoma Bullgare e Tregtisë, Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë dhe Konfederata e Punëdhënësve dhe Industrialistëve në Bullgari.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Vlladimir Malinov

Vënë në funksion tregtar terminalin e gazit të lëngshëm në Aleksandropolis

Sot pritet nisja tregtare e terminalit për gaz të lëngëzuar natyror në Aleksandropolis të Greqisë. Lidhja tashmë është testuar me sukses me vëllime reale të gazit natyror për të siguruar funksionim pa probleme. Hapja ishte planifikuar për në..

botuar më 24-10-01 6.15.PD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas do të hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse..

botuar më 24-10-01 5.10.PD

Parashikimi i motit për 1 tetorin

Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Moti mbetet me erë. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-09-30 7.30.MD