Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbushen 120 vjet nga lindja e shpikësit të kompjuterit të parë elektronik

Xhon Atanasov dhe një kopje e kompjuterit elektronik të Atanasov-Berry
Foto: arkiv

Krijuesi i kompjuterit të parë elektronik me memorie rigjeneruese është shpikësi i famshëm me origjinë Bullgare Xhon Vinsent Atanasof (John Vincent Atanasoff). Ai lindi më 4 tetor të vitit 1903, pranë Hamilton, Nju Jork.

Babai i tij, Ivan Atanasov, është një emigrant bullgar, i lindur në fshatin Bojaxhik, rajoni i qytetit Jamboll. Më 1876, në kulmin e Kryengritjes së Prillit, i vdiqën prindërit dhe në vitin 1889, në moshën 13-vjeçare, Ivani së bashku me dajën e tij emigruan në Amerikë.

Që në moshë të re, Xhon ishte i interesuar për parimet matematikore dhe logaritmet. Më vonë ai u vlerësua si shpikësi i kompjuterit. Më shumë informacion mbi temën mund të gjeni këtu https://jva.cs.iastate.edu/

Që nga viti 2003 këtë ditë presidenti i Bullgarisë ua dorëzon çmimin me emrin e Xhon Atanasof studiuesve të rinj bullgarë që u dalluan në fushën e shkencave kompjuterike në shkallë botërore.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shoshana Baruh

Byrek me djathë, dhallë dhe tarator - Shoshana dhe mëngjesorja e saj bullgare në Brazil

Casa Bulgara ose Shtëpia Bullgare zë një vend kryesor në guidat e kuzhinës në São Paulo - qyteti më i madh në Brazil me mbi 12 milionë banorë. Mëngjesorja ka gati gjysmë shekulli që ndodhet në të njëjtën adresë dhe është në pronësi të 75-vjeçares..

botuar më 24-04-30 7.20.PD

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD

Nuçi Grozdani–mësuesi nga Pogradeci

Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..

botuar më 24-04-21 11.00.PD