Vazhdojnë për të pestën ditë protestat dhe bllokimet e rrugëve kyçe nga minatorët dhe punonjësit e energjetikës, të pakënaqur me planet territoriale për një kalim të drejtë drejt ekonomisë së gjelbër në rajonet e qymyrit. Sot në Kuvendin Popullor zhvillohet takimi i kryeministrit Nikollaj Denkov, ministrave dhe deputetëve me përfaqësues të punëtorëve të energjetikës dhe minatorëve protestues.
Ndërkaq, kryetari i grupit parlamentar të “Ka një popull të tillë” (ITN) Toshko Jordanov bëri të ditur se policia ekonomike po kontrollon dy nga liderët sindikalistë të protestës. Jordanov gjithashtu theksoi se deri më tani nuk ka konsensus në takimin me protestuesit, që mbahet në parlament.
Sindikatat nuk hyjnë me optimizëm në bisedimet”, tha para takimit Dimitër Manollov, kryetar i Konfederatës së Punës “Podkrepa”.
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..