Grupi parlamentar i PP-DB dorëzoi në sekretariatin e Kuvendit Popullor projektligjet për reformat në shërbimet e sigurisë.
Lidhur me këtë, bashkëkryetari i koalicionit Kirill Petkov njoftoi se kishte takime me ministrin e jashtëm austriak dhe partitë parlamentare dhe tema ishte “Shengeni”. “I përbashkët ishte qëndrimi se çështja më e madhe në lidhje me veton e tyre është siguria kufitare, siguria e informacionit”, shtoi ai. Sipas Kirill Petkov, Kuvendi Popullor është përgjegjës edhe për aderimin e vendit tonë në zonën Shengen dhe kjo është arsyeja pse u paraqitën projektligjet.
Më herët sot, udhëheqësi i GERB-it Bojko Borisov njoftoi se partia e tij nuk do të votojë “pro” ndryshimet e propozuara.
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..