50 vjet pas regjistrimit të parë të "U përmbys mali", Radioja Kombëtare Bullgare /BNR/ promovoi një version të ri të këngës së njohur popullore bullgare. Shfaqja është me pjesëmarrjen e Korit të Radios për Fëmijë, Orkestrës Simfonike dhe Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR-së. Akademiku i ndjerë maestro Hristo Nedjallkov, e futi këngën në repertorin e korit, duke e ftuar kompozitorin Julian Sllabakov të bënte një aranzhim të këngës së Stefka Sëbotinovës.
Sot “U përmbys mali” interpretohet nga formacionet korale të BNR-së.
Dirigjentja e regjistrimit është drejtuesja e tanishme e Korit të Radios për Fëmijë, Venecia Karamanova. Regjisori i klipit është Ljubo Marinov, ndërsa kameramani është Bojan Karamfillov.
BNR do të vazhdojë të jetë producent i shfaqjeve të Korit të Radios për Fëmijë, Orkestrës Simfonike dhe Orkestrës së Muzikës Popullore. Është duke u përgatitur një incizim i ri.
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...