Stefani Stançeva, profesore e ekonomisë politike në Universitetin e Harvardit, është një nga dy shkencëtarët që fituan çmimin prestigjioz ndërkombëtar Bright Mind Award të këtij viti. Çmimi do t'i dorëzohet asaj në një ceremoni në Berlin më 14 nëntor, raporton The Harvard Gazette. Çmimi ndahet çdo vit nga Qendra e Berlinit për Shkenca Sociale, duke vlerësuar shkencëtarët e rinj që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në reformat politike dhe ekonomike.
Stefani Stançeva lindi në Kriçim të Bullgarisë Jugore dhe iu bashkua Fakultetit të Shkencave Sociale në Harvard në vitin 2016. Ajo është anëtare e Këshillit Francez për Analizë Ekonomike, i cili këshillon qeverinë franceze dhe është e njohur për kërkimet e saj mbi sistemet tatimore në mbarë botën.
Së fundmi, qyteti austriak i Salzburgut i dha nderimin më të lartë në fushën e artit dhe kulturës kompozitores me origjinë bullgare, Aleksandra Karastojanova-Hermentin. Großer Kunstpreis des Landes Salzburg është çmimi i dytë shtetëror që..
Pak studiues bullgarë kanë pasur rastin të njohin baskët në tërësinë e tyre - gjuhën, mënyrën e jetesës, zakonet, sjelljet dhe traditat. Mes tyre është edhe studiuesja e gjuhës spanjolle Marija Paçkova, e cila prej dekadash ka qenë pjesë e ekipit të..
Mbushen 131 vjet nga lindja e Mbretit Boris III, i cili mbeti në kujtesën bullgare me përkufizimin që i dha populli dhe historia - Bashkues. Boris Sakskoburggotski qëndroi në krye të vendit pas abdikimit të Mbretit Ferdinand pas disfatës së..