Nëse Ukraina shfrytëzon raketat ose pjesët e raketave të dërguara nga Bullgaria, ato do të jenë për mbrojtjen e qyteteve të saj, jo për sulm. Kështu kryeministri Nikollaj Denkov komentoi reagimin e ashpër të Moskës pas vendimit të parlamentit në Sofje për t’i dorëzuar Kievit raketat jashtë përdorimit për sistemet kundërajrore C-300. “Kështu që nëse përdoren, ato do të përdoren për të mbrojtur njerëzit. Këto nuk janë raketa sulmuese. Unë mendoj se pas gjithçkaje që kemi parë në një vit e gjysmë të fundit, Rusia është e fundit që mund të flasë për respektimin e kontratave ndërkombëtare”, tha Denkov.
Në cilën datë të shënohet festa kombëtare “ndoshta nuk do të vendoset me Kushtetutë”, komentoi gjithashtu Denkov. “Ne pamë shumë këndvështrime të ndryshme, përveç 24 majit, rregullisht flasim për 6 shtatorin – Ditën e Bashkimit dhe për 22 shtatorin – Ditën e shpalljes së Pavarësisë”, tha Denkov. Partia e tij qeverisëse “Po e vazhdojmë ndryshimin” sugjeron që festa të mos jetë më 3 marsin – Ditën e Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha osmane.
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..
Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..
Për të katërtin vit, Forbes mbledh në një skenë mendjet pas inovacioneve më të rëndësishme në biznesin bullgar. Fituesit e çmimeve Forbes Innovation 2024 do të shpallen gjithashtu gjatë aktivitetit, i cili do të mbahet në Qendrën për Arte..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..