Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i djathrave të shtëpisë në fshatin Çerni Vit

Fshati Çerni Vit në Ballkanin Trojan po përgatitet të mirëpresë këtë fundjavë qindra të ftuar nga vendi dhe jashtë. Më 23 shtator, fshati do të presë sërish festivalin tradicional të djathrave të shtëpisë. Do të prezantohen produkte të qumështit nga rajone të ndryshme të Bullgarisë, bukë shtëpie, mjaltë, verë dhe kripë bullgare.



Organizatorët kanë planifikuar gjithashtu demonstrime për prodhimin e djathit dhe një prezantim në lidhje me bakteret që ndodhen në majanë e bukës. Festivali i kuzhinës është një rast i mrekullueshëm për të provuar djathërat tradicionalë vendas në kombinim me verërat vendase.



Emblema e Çerni Vit, e cila tërheq turistët dhe e bën të njohur Bullgarinë në ekspozitat botërore të kuzhinës, është djathi i famshëm me myk të gjelbër, i cili prodhohet vetëm në këtë fshat. Në të kaluarën, vendasit e përgatisnin djathin e tyre në enë druri. Kur djathi vendoset në shëllirë, myku i rokforit rritet mbi të. Pasi bëhet gati vendoset në një dërrasë druri. Tradicionalisht në Çerni Vit djathi bëhet vetëm nga qumështi i deleve dhe i dhisë, pohon Cvetan Dimitrov – prodhues i delikatesës unike bullgare.
Më shumë për djathin me myk të gjelbër mund të mësoni nga materiali i Radio Bullgarisë: Djathi me myk të gjelbër është një thesar kulinar nga fshati Çerni Vit - SHOQËRI (bnr.bg)

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Facebook / Празник на домашните сирена - Черни Вит


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shkolla Bullgare e së Dielës

Pasuesit e sotëm të Najden Gerovit në Britaninë e Madhe

E udhëhequr nga ideja për ruajtjen e shpirtit bullgar, kulturës dhe gjuhës mes brezit më të ri të fëmijëve bullgarë që jetojnë jashtë vendit dhe si një mësuese bullgare me më shumë se 35 vite përvojë pune në disa shtete evropiane, Ilijana Bojaxhieva Smit..

botuar më 25-04-01 7.30.PD

“Një dorë e shtrirë. E juaja” - një ekspozitë fotografike tregon historinë e jetës së qenve endacakë

Ekspozita fotografike “Një dorë e shtrirë. E juaja” tërheq vëmendjen mbi fatin e vështirë të qenve të braktisur në Sofje dhe provokon banorët e kryeqytetit të adoptojnë një kafshë shtëpiake. Nisma është e Ndërmarrjes Komunale të Sofjes "Ekoravnovesie"..

botuar më 25-04-01 6.10.PD

Mbi 7 mijë persona nga vende jo anëtare të BE-së kërkojnë punë në vendin tonë

Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga fillimi i vitit deri më 10 mars, duket qartë nga përgjigja me shkrim e Ministrit të Punës dhe..

botuar më 25-03-31 11.51.PD