Fituesi bullgar i çmimit prestigjioz “Booker” Georgi Gospodinov është shpërblyer edhe me çmimin letrar italian "Boccaccio". Ai është një nga tre laureatët e çmimit 2023, së bashku me gazetaren Stefania Battistini dhe dramaturgun Marco Paolini. Kryetar i jurisë së edicionit të 42-të të çmimit ishte Walter Veltroni.
"Ishte nder të merrja çmimin “Boccaccio” në Certaldo, vendlindja e atij që tregoi histori në kohë të errëta. Ndër fituesit e çmimit janë Ismail Kadare, Mario Vargas Llosa, Muriel Spark, shkrimtari im i dashur Lars Gustafsson..." ka shkruar Georgi Gospodinov në rrjetin social Facebook.
"Sot nuk jetojmë në një kohë, por në shumë kohë njëherësh. Kemi një deficit serioz të së ardhmes, prandaj shpesh bëjmë qarqe dhe kërkojmë strehim në të kaluarën. Kjo temë është edhe baza e romanit "Strehim kohe", thotë Gospodinov në një bisedë me audiencën, në përgjigje të një pyetjeje se në cilën kohë jetojmë sot.
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..