Kryeministri Nikollaj Denkov uroi nxënësit e klasës së parë, të cilët më 15 shtator e kaluan pragun e shkollës për herë të parë. Ai uroi që fëmijët ta shijojnë këtë ditë, prej nga nis një rrugë krejt e re në jetën e tyre. “Dua t’u uroj të gjithë nxënësve ditën e parë të shkollës! Dua t’u uroj që së bashku me shokët e tyre, me ndihmën e mësuesve, të kalojnë së bashku shtigjet e aftësive dhe njohurive të reja”, tha Denkov. “Dua t'i siguroj mësuesit se shoqëria i mbështet, respekton punën e tyre dhe institucionet do të jenë me ta në të gjitha vështirësitë”, siguroi ai. Denkov u bëri thirrje prindërve që të punojnë së bashku me mësuesit, sepse pa përpjekje të përbashkëta nuk do të ketë rezultat pozitiv.
Ministri i arsimit Galin Cokov uroi që nxënësit që hyjnë në shkollë të jenë krenarë dhe të lumtur në këtë festë të vërtetë.
Partia “Veliçie”, e cila në 100% të numërimit të protokolleve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) doli me rezultat 3.999% në vend të 4% të nevojshme për të hyrë në parlament, do të kërkojë anulimin e zgjedhjeve. Këtë e bëri të ditur për BNR..
Në SHBA po afrohen zgjedhjet presidenciale, rezultati i të cilave do të ketë një ndikim të rëndësishëm në shkallë globale. Lidhur me këtë rast Agjencia e Sondazheve “Gallup International” bërë një anketim në 43 shtete rreth qëndrimeve ndaj Donald..
Fenomeni i votimit me opsionin “Nuk mbështes askënd” po rritet – 82 618 persona e zgjodhën në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit 2024. Për krahasim – në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, me “Nuk mbështes askënd” votuan 47 749 persona. Në një..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Asamblenë e 51-të Kombëtare pas zgjedhjeve të parakohshme..
Të mërkurën do të ketë vranësira të shpërndara. Në Bullgarinë Qendrore dhe në fushën e Trakisë së Epërme vranësira do të jetë e ndjeshme, e ulët..
Qeveria e përkohshme miratoi garancitë shtetërore me vlerë mbi 79 milionë euro /155 milionë leva/ për një hua për “Centralin Elektrik Kombëtar” për..