Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u bëri thirrje vendeve të BE-së që të pranojnë pa vonesë Bullgarinë dhe Rumaninë në zonën Shengen. Von der Leyen e theksoi këtë në fjalimin e saj vjetor për gjendjen e Bashkimit para eurodeputetëve në një seancë të Parlamentit Evropian në Strasburg. “Bullgaria dhe Rumania kanë dëshmuar se janë pjesë e zonës Shengen. Le t'i lëmë të hyjnë në të pa vonesë të mëtejshme," insistoi Von der Leyen. Ajo falënderoi të dy vendet për udhëheqjen e tyre në zbatimin e praktikave të mira në fushën e azilit dhe riatdhesimit.
“Ne e prisnim thirrjen e Ursula von der Leyen. Të gjithë presim që shtetet anëtare ta dëgjojnë këtë thirrje”, komentoi ministrja e jashtme bullgare Maria Gabriel, e cila dëgjoi fjalimin në Strasburg.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..