Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ursula von der Leyen bëri thirrje që Bullgaria dhe Rumania të pranohen në Shengen

Ursula von der Leyen
Foto: ЕPA/BGNES

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u bëri thirrje vendeve të BE-së që të pranojnë pa vonesë Bullgarinë dhe Rumaninë në zonën Shengen. Von der Leyen e theksoi këtë në fjalimin e saj vjetor për gjendjen e Bashkimit para eurodeputetëve në një seancë të Parlamentit Evropian në Strasburg. “Bullgaria dhe Rumania kanë dëshmuar se janë pjesë e zonës Shengen. Le t'i lëmë të hyjnë në të pa vonesë të mëtejshme," insistoi Von der Leyen. Ajo falënderoi të dy vendet për udhëheqjen e tyre në zbatimin e praktikave të mira në fushën e azilit dhe riatdhesimit.

Maria Gabriel, Foto: BGNES

Ne e prisnim thirrjen e Ursula von der Leyen. Të gjithë presim që shtetet anëtare ta dëgjojnë këtë thirrje”, komentoi ministrja e jashtme bullgare Maria Gabriel, e cila dëgjoi fjalimin në Strasburg.

Sa i përket Holandës, kërkesa e Komisionit Evropian ishte një hap i fortë. Bullgaria duhet të tregojë një angazhim afatgjatë për sundimin e ligjit ndaj Holandës. Mendoj se me punën e qeverisë dhe parlamentit në 3 muajt e fundit, Bullgaria tregoi qartë se mund të shpresohet te ne për përmbushjen e detyrimeve. Austria nuk është kundër hyrjes së Bullgarisë dhe Rumanisë”, shtoi Gabriel.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë

Sot në orën 14:30 deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov.   Ai u parashtrua nga partia MEÇ, me mbështetjen e “Vëzrazhdane” dhe “Veliçie” me motivin e mospërballjes me korrupsionin...

botuar më 25-04-17 4.15.PD

Parashikimi i motit për 17 prillin

Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Era do të jetë nga lindja-juglindja, e dobët, ndërsa në Bullgarinë Lindore - deri në mesatare. Temperaturat..

botuar më 25-04-16 7.35.MD

Qeveria kërkoi nga KE-ja një ndryshim në Planin e Rimëkëmbjes

Qeveria miratoi dhe dërgoi sot në Komisionin Evropian një kërkesë për ndryshimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Rinegocimi i planit u bë prioritet i qeverisë së Rosen Zheljazkov. Ndryshimet synojnë të përshtatin Planin me..

botuar më 25-04-16 6.32.MD