Bullgaria i la Francës vendin e tretë në renditjen e eksportuesve të grurit të butë nga Bashkimi Evropian që nga fillimi i sezonit bujqësor (1 korrik) dhe tashmë është e katërta me 877 mijë tonë. Këtë e tregojnë të dhënat e Komisionit Evropian. Rumania mbetet e para me 1.35 milionë tonë, e ndjekur nga Polonia me 1.03 milionë tonë, Franca me 939 mijë tonë.
“Tregu për drithërat bullgare nga korrja e re është në amulli, kontratat e eksportit janë të vështira për t’u realizuar për momentin”, tha kryetari i Bashkimit të Fermerëve Bullgarë, Georgi Stojanov, disa ditë më parë. Sipas tij, shkak janë çmimet e ulëta të grurit në tregjet ndërkombëtare dhe kostoja e lartë e prodhimit në vendin tonë.
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..