Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Animacionerite” – “Plus”

Foto: Facebook/ Animacionerite

Më 8 dhe 9 shtator, tetë grupe alternative – shtatë bullgare dhe një amerikan, “u ankoruan” në kryeqytetin tonë detar Varna, për festivalin REBEL REBEL By The Sea Edition. Për të tretin vit, shoqata krijuese “Projector Plus” mblodhi për dy ditë artistë dhe fansa të tyre, për të cilët muzika është guxim, liri, rebelim dhe miqësi.

Në natën e parë në skenë u shfaq instrumentisti Grisha Georgiev, i njohur si GREESH, grupi alternativ groove metal nga Sofja “HELLION STONE”, grupi me tekste rebele “No More Many More” dhe të ftuarit specialë të festivalit –  “Animacionerite”, një grup emblematik i fillimit të mijëvjeçarit të ri.

Në natën e dytë, më 9 shtator, u prezantuan grupi i ri por tashmë i njohur “Scotopia”, “TROPE” – një grup i rock-ut progresiv nga Hollywood, Kaliforni, grupi rock and roll “LEK CITY CASE” dhe “SOUNDPROPHET” – një grup, koncepti i të cilit bazohet në mesazhet e besimit në art, të respektit dhe të unitetit midis njeriut dhe muzikës.


Denica Sllavova, një nga organizatorët “Projector Plus” na tregoi para fillimit të festivalit:

“REBEL REBEL është një festival që e organizojmë për të tretin vit. Për herë të parë do të mbahet në Varna, në breg të detit. Përzgjedhja e pjesëmarrësve në festival çdo vit bazohet në një rregull shumë të thjeshtë, dhe ai është – grupet të jenë afër “Projector Plus”, kjo është shoqata jonë e pavarur e artistëve alternativë, e cila ekziston në hapësirën publike të Bullgarisë tashmë 3-4 vjet. Këto janë grupe me mendime të përbashkëta, me ide të përbashkëta, me një kauzë dhe mision të përbashkët, me një rebelim në gjak, që kanë këngë shumë të mira. Ky festival është një lloj kartëvizite e  “Projector Plus” dhe një vend të veçantë në të zënë grupet që janë në “Projector Plus”. Megjithatë këtë vit kemi edhe një të ftuar special, “Animacionerite”.

Dhe për shkak se çdo festival me muzikë të mirë bullgare është një plus për skenën vendase, ju ofrojmë të dëgjoni pikërisht këngën e tyre "Plus", e cila ia dha emrin albumit të tyre të vitit 2003.

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook/ Animacionerite


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Më trego diçka"

Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..

botuar më 24-10-01 2.35.MD

"Një herë në një milion"

Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..

botuar më 24-09-30 6.20.PD

“Kutia postare për përralla” vazhdon të udhëtojë mes bullgarëve jashtë vendit

Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..

botuar më 24-09-27 6.10.PD