Më 8 dhe 9 shtator, tetë grupe alternative – shtatë bullgare dhe një amerikan, “u ankoruan” në kryeqytetin tonë detar Varna, për festivalin REBEL REBEL By The Sea Edition. Për të tretin vit, shoqata krijuese “Projector Plus” mblodhi për dy ditë artistë dhe fansa të tyre, për të cilët muzika është guxim, liri, rebelim dhe miqësi.
Në natën e parë në skenë u shfaq instrumentisti Grisha Georgiev, i njohur si GREESH, grupi alternativ groove metal nga Sofja “HELLION STONE”, grupi me tekste rebele “No More Many More” dhe të ftuarit specialë të festivalit – “Animacionerite”, një grup emblematik i fillimit të mijëvjeçarit të ri.
Në natën e dytë, më 9 shtator, u prezantuan grupi i ri por tashmë i njohur “Scotopia”, “TROPE” – një grup i rock-ut progresiv nga Hollywood, Kaliforni, grupi rock and roll “LEK CITY CASE” dhe “SOUNDPROPHET” – një grup, koncepti i të cilit bazohet në mesazhet e besimit në art, të respektit dhe të unitetit midis njeriut dhe muzikës.
Denica Sllavova, një nga organizatorët “Projector Plus” na tregoi para fillimit të festivalit:
“REBEL REBEL është një festival që e organizojmë për të tretin vit. Për herë të parë do të mbahet në Varna, në breg të detit. Përzgjedhja e pjesëmarrësve në festival çdo vit bazohet në një rregull shumë të thjeshtë, dhe ai është – grupet të jenë afër “Projector Plus”, kjo është shoqata jonë e pavarur e artistëve alternativë, e cila ekziston në hapësirën publike të Bullgarisë tashmë 3-4 vjet. Këto janë grupe me mendime të përbashkëta, me ide të përbashkëta, me një kauzë dhe mision të përbashkët, me një rebelim në gjak, që kanë këngë shumë të mira. Ky festival është një lloj kartëvizite e “Projector Plus” dhe një vend të veçantë në të zënë grupet që janë në “Projector Plus”. Megjithatë këtë vit kemi edhe një të ftuar special, “Animacionerite”.
Dhe për shkak se çdo festival me muzikë të mirë bullgare është një plus për skenën vendase, ju ofrojmë të dëgjoni pikërisht këngën e tyre "Plus", e cila ia dha emrin albumit të tyre të vitit 2003.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/ AnimacioneriteMë 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare kremton dëshmoret e shenjta Sofia, Vjara, Nadezhda dhe Ljubov . Në këtë ditë shënojmë edhe festën e kryeqytetit tonë Sofje – një qytet i lashtë me histori mijëvjeçare. Kryeqyteti i Bullgarisë - Sofja..
Sot vera hyn në dhomat e klasës, bashkë me buzëqeshjen e fëmijëve... Dita e parë e shkollës është gjithmonë një shkak emocioni - si për më të vegjlit që shkelin pragun e shkollës për herë të parë, ashtu edhe për të rriturit që me mall kujtojnë ato..
Stacioni Qendror Hekurudhor në Plovdiv mirëpret grupet e njohura X-R@Y dhe Uikeda për një koncert falas më 14 shtator. Përveç tyre, publiku do të ketë mundësinë të shohë edhe dy ansamble folklorike - "Ravnec" dhe "Klementina". Ky është eventi i..
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai..