Kisha Ortodokse Bullgare çdo vit më 8 shtator kremton Lindjen së Hyjlindëses së Shenjtë, e njohur në traditën popullore si Hyjlindësja e Vogël. Tradita kishtare tregon se Zoti dëgjoi lutjet e prindërve të moshuar të nënës së Krishtit - shenjtorëve Joakim dhe Anna, dhe i bekoi ata me një vajzë pas vitesh të gjata pa fëmijë. Dita pas festës së Lindjes së Virgjëreshës së Shenjtë ose Virgjëreshës së Vogël u kushtohet prindërve të Nënës së Zotit, të quajtur edhe “baballarë të Zotit”. Për Virgjëreshën Mari u lajmërua se ajo është një bekim për njerëzimin, sepse nëpërmjet saj do të jepet shpëtimi i gjithë botës.
Lindja është një nga tri festat e mëdha kushtuar Nënës së Zotit, dhe është ndër 12 festimet më të mëdha fetare në kalendarin e kishës.
Në kishat e gjithë vendit shërbehen liturgji solemne, ndërsa besimtarët i drejtojnë lutje Nënës së Zotit, me shpresë dhe besim. Bashkë me Fjetjen e Hyjlindëses (15 gusht), Lindja e Nënës së Zotit (8 shtator) është ndër festat më të nderuara të krishterë, në të cilat organizohen takime familjare në të gjithë Bullgarinë.
Sipas traditave bullgare, festa shënohet kryesisht nga gratë, në mënyrë që Nëna e Zotit t'i ndihmojë në vështirësi. Besohet se Shën Mari është mbrojtëse e familjes së krishtere, nënave dhe fëmijëve. Festa e Virgjëreshës së Vogël është një nga festat më të njohura, në të cilën mbahen tubime në të gjithë vendin.
Sot, më 6 nëntor, mbushen 104 vjet nga aneksimi i Krahinave Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare) në vitin 1920. Aneksimi u bë sipas Traktatit të Paqes të Neuilly të vitit 1919 , i cili i dha fund Luftës së Parë..
Kisha jonë Ortodokse nderon sot kujtimin e anargjirëve dhe mrekullibërës të shenjtë Kozma dhe Damian, të cilët jetuan në shekullin e IV-të. Të dy ishin vëllezër nga Asiria, Azia e Vogël. Babai i tyre ishte një grek pagan që vdiq herët. Nëna e tyre..
Pikërisht një vit më parë, Kisha Ortodokse Bullgare vendosi një festë të re në kalendarin tonë kishtar - kremtimin e lipsaneve të shenjta të Shën Patriarkut Evtimij Tërnovski . Sipas burimeve kishtare, patriku i fundit bullgar para rënies së..