Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jeta po kthehet gradualisht në normalitet në zonat e prekura nga përmbytjet

Foto: BGNES

Dëme për 25-30 milionë leva shkaktoi natyra në territorin e komunës Carevo, tha kryetari Georgi Llapçev pas mbledhjes së Shtabit të Krizave. Ai njoftoi për një bisedë me ministrin e financave Asen Vasilev, i cili e siguroi atë se administrata lokale mund të mbështetet në fondet shtetërore për të kapërcyer pasojat e përmbytjeve përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. “Pastrimi vazhdon, shumë vende tashmë u kthyen në mënyrën siç ishin, jeta gradualisht po kthehet në normalitet”, përmblodhi kryebashkiaku.

Ministri i ekologjisë, Julian Popov, informoi për ndotjen e ujit të detit, e cila sipas tij nuk është serioze dhe është një fenomen normal pas një stuhie. Megjithatë, autoritetet shëndetësore rekomanduan që njerëzit të mos hynin në det pranë Carevo për shkak të masave të mëdha të ujit me baltë që hynë në zonën e tij ujore.

Sipas ministrit të shëndetësisë, Hristo Hinkov, aktualisht nuk ka ndonjë rrezik serioz higjieno-epidemiologjik. Kryeinspektori shtetëror Angel Kunçev shtoi se furnizimi me ujë në fshatrat e prekura nga fatkeqësia u rikthye, por rekomandoi që uji të përdoret vetëm për nevoja higjienike.

Gjithashtu u bë e qartë se Komisioni Evropian i siguroi vendit tonë të dhëna nga sistemi satelitor “Kopernik” për të vlerësuar situatën në zonat e prekura. Institucioni është i gatshëm të vijë në ndihmë nëse ne kërkojmë ndihmë në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.

Ndërkaq, Komuna Carevo njoftoi se kanë nevojë për shumë pajisje ndërtimore dhe njerëz për pastrimin e oborreve dhe bodrumeve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov: Ukraina duhet të marrë fonde nga të ardhurat e aseteve të ngrira ruse

Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..

botuar më 24-11-20 9.34.PD
Akademia Ushtarake Mjekësore

Priftërinjtë dhurojnë gjak në vigjilje të Ditës së Familjes së Krishterë

Edhe këtë vit, në prag të Ditës së Familjes së Krishterë, priftërinjtë dhe të afërmit e tyre do të dhurojnë gjak për pacientët në nevojë. Aksioni do të mbahet në Qendrën e Gjakut të Akademisë Ushtarake Mjekësore në Sofje. Kështu, me bekimin e Shenjtërisë..

botuar më 24-11-20 5.55.PD

Parlamenti do të përpiqet për herë të katërt të zgjedhë kryetar

Deputetët e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor do të vazhdojnë sot seancën e tyre të parë, e cila filloi më 11 nëntor. Ata do të mblidhen për të provuar për herë të katërt për të zgjedhur një kryetar. GERB-SDS konfirmoi sërish se nuk do të tërheqë..

botuar më 24-11-20 4.50.PD