Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Maria Gabriel validoi një pullë përkujtimore kushtuar 120 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe SHBA-së. Mes pjesëmarrësve në ceremoni ishin ministri i transportit, Georgi Gvozdejkov dhe ambasadori i SHBA-së në Bullgari, Kenneth Merten.
Për krijimin e pullës postare është përdorur letra kredenciale, e cila iu dorëzua Mbretit Ferdinand në vitin 1903 nga përfaqësuesi i parë diplomatik i SHBA-së në Bullgari, John Jackson. Letra kredenciale u nënshkrua nga presidenti amerikan Theodore Roosevelt. Marrëdhëniet diplomatike mes Bullgarisë dhe SHBA-së u vendosën në vitin 1903. Pavarësia e Bullgarisë, e shpallur më 22 shtator 1908, u njoh nga SHBA më 3 maj 1909.
Më 22 dhjetor 1914, Stefan Panaretov dorëzoi letrat kredenciale si ministri i parë i plotfuqishëm i Bullgarisë në SHBA. Ai qëndroi në këtë post deri në vitin 1925, thekson Ambasada Amerikane.Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..