Gjimnazistët më të mirë bullgarë në informatikë fituan katër medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Informatikës në Hungari, njoftoi Shoqata e skuadrave olimpike në shkencat natyrore. Ata konkurruan kundër 360 bashkëmoshatarëve të tyre nga 90 vende. Katër përfaqësuesit tanë po kthehen me medalje bronzi – këta janë nxënësit e klasës së dhjetë të shkollës së mesme matematikore të Sofjes Boris Mihov dhe Aleksandër Gatev, nxënësi i klasës së dymbëdhjetë Atanas Dimitrov nga e njëjta shkollë, si dhe nxënësi i klasës së dhjetë Veselin Markoviç nga shkolla e mesme matematikore në Varna.
Sipas Ilijan Jordanov, një prej drejtuesve të tyre, ekipi ynë u paraqit mirë në edicionin e 35-të të Olimpiadës, i cili ishte një nga më të vështirat. “Të gjithëve u urojmë edhe më shumë suksese, sepse kjo skuadër ende nuk e ka shpalosur potencialin e saj”, shtoi ai.
Nisma për mbajtjen e Olimpiadës Ndërkombëtare të Informatikës është bullgare. Në vitin 1987, akademiku Bllagovest Sendov bëri një propozim në Konferencën e 24-të të Përgjithshme të UNESCO-s dhe në vitin 1989 u zhvillua edicioni i parë i saj, me mikpritje nga Bullgaria.Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të ftuarve u la mbresa procesi i punës në studiot e Radios Kombëtare Bullgare, si dhe puna e shumanshme dhe..
Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit” në kryeqytetin shqiptar. Së bashku me Shenjtërinë e Tij është edhe Mitropoliti i Vracës Grigori. Me..
Historia e Emisioneve në Gjuhë të Huaja të Radios Kombëtare Bullgare, transmetimet e të cilëve me valë të shkurtra filluan në vitin 1936, vetëm një vit pas themelimit të Radios Bullgare, është e mbushur me fakte interesante dhe pothuajse të panjohura..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..