Nëfshatin e vogël Staro Zhelezare hapi dyert Muzeu i parë Rural i Artit të Rrugës në botë. Ekspozita përfshin panele shumëngjyrëshe me foto origjinale të realizuara gjatë festivaleve Street Art në Staro Zhelezare nga viti 2013 e deri më tani.
Ideja i përket një familjeje piktorësh bullgaro-polake, të cilët prej vitesh pikturojnë muret e bardha të fshatit, së bashku me nxënësit e tyre. Venci dhe Katarzhina Pirjankovi jetojnë në Poznan. Aty kanë një shkollë vizatimi për studentët e ardhshëm dhe verën ekalojnë në Staro Zhelezare, ku Venci ka një pronë trashëgimore. Me kalimin e kohës, familja artistike e ktheu shtëpinë e tyre në fshatin e malit SrednaGora në një kamp krijues ku ftojnë nxënësit e tyre. Çdo verë, piktorë të rinj polakë mbërrijnë këtu për të krijuar dhe materializuar imagjinatën e tyre mbimret e fshatit. Falë tyre, 10 vjet më parë, Staro Zhelezare u shfaq në hartën turistike të Bullgarisë dhe tani, së bashku me Muzeun e parë Rural të Artit të Rrugës, është gati të fitojë famë botërore.
Lexoni më shumë:
“Këtë vit vendosëm të bëjmë një muze të artit të rrugës. Ne donim që ajo që ndodhi në 10 vitet e fundit të përqendrohej në një vend – shumë foto nga jeta e fshatit, nga vitet e para këtu dhe nga të gjitha veprimet që lidhen me artin”, tha për BTA Katarzhina Pirjankova.
Piktorët vizatojnë me bojëra akrilike dhe llak. Në muret e Staro Zhelezares marrin jetë imazhe të personazheve të njohur - muzikantë, aktorë, shkencëtarë, personazhe publike, politikanë... Për shembull, në një vepër shfaqen mbretëresha Elizabeta II me gjyshen Velika dhe Ivani me Barak Obama. Tema e këtij viti është “Udhëtimet e famshme dhe të dashura”. Mysafirët e fshatit Staro Zhelezare mund të shohin veprat më të fundit të nëntë piktorëve polakë që portretizuan personazhe nga filmat aventureske. Duke kaluar nëpër rrugët e fshatitnga muret e shtëpive dhe oborreve “përgjojnë”, Indiana Xhouns, Xhak Sparrou dhe Forest Gëmp, të ulur në një stol me një gjyshe bullgare.
“Për ne, ky është një art i angazhuar shoqëror – i lidhur me të vërtetë me njerëzit dhe iu drejtuar atyre”, thotë Katarzhina Pirjankova për BTA. Sipas saj, ajo sjell buzëqeshje, jep tema për reflektim për jetën - çfarë është e rëndësishme në të dhe çfarë na bën të lumtur.
Përpiluese: Veneta Nikolova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BTAZoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..