Konstantin Ilievski është kryedirigjenti i ri i Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare /BNR/. Maestro Ilievski është një muzikant i respektuar bullgar - dirigjent, pianist dhe kompozitor me njohje dhe karrierë ndërkombëtare.
Ai ka drejtuar ansamblet simfonike të Radios Austriake dhe Sllovake, Wiener Concert - Verein, Filarmoninë Kombëtare Sllovake, Filarmoninë e Wroclaw, Operën Kombëtare dhe Orkestrën e Radio Televizionit të Shqipërisë (RTSH), Filarmoninë e Sofjes, Orkestrën Simfonike të BNR, Orkestrën Simfonike Kombëtare të Kinës (Ningbo), OrkestrënSimfonike Franz Liszt në Cosenza (Itali), Orkestrën e Dhomës të Luksemburgut, Simfonietën Sllovake në Zhilina etj. Ka marrë pjesë në festivale të shumta ndërkombëtare dhe ka punuar me solistë të nivelit botëror.25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..